Paul Pogba flet pa dorashka, zbulon prapaskenën e merkatos me Dybala

by admin
Spread the love

Paul Pogba ka zbuluar një prapaskenë në merkato për sa i përket Paulo Dybalës. Ylli argjentinas u transferua te Roma pasi i përfundoi kontrata me Juventusin, por Pogba është përpjekur që ta mbajë atë me fanellën bardhezi.

“Kam folur shumë me Paulon, e kam pyetur përse nuk ka qëndruar që të luanim edhe pak më shumë bashkë. Më është përgjigjur se ishte shumë vonë dhe tashmë ai ishte larguar dhe se për këtë gjë duhet ta kisha telefonuar më parë”, tha Pogba përgjatë një interviste për DAZN.

Pogba dhe Dybala kanë luajtur vetëm një sezon bashkë, më 2015-2016, por kanë krijuar një miqësi të madhe së bashku. Ndërkohë që Pogba foli edhe për shokët aktual të skuadrës.

“Vlhaovic më ka impresionuar, është i fortë. I flas Du-du, është më e thjeshtë se Dusan. Edhe Chiesa më ka impresionuar shumë, është një djalë i ri shumë i talentuar.” Pogba thuri elozhe gjithashtu edhe për Angel Di Maria e Manuel Locatelli. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like