Patriarku serb hyri në Mal të Zi pa kaluar kontrollin, jep dorëheqjen kreu i policisë kufitare

by admin
Spread the love

Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqjen, pasi sipas  medieve në Mal të Zi, patriarku serb Porfirije ka hyrë  dhe ka dalë nga Mali i Zi,  pa u kontrolluar dhe pa u regjistruar.

Këtë informacion e ka komentuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviç, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviçin për atë vendim.

“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë sot dorëheqjen  për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç në Twitter.

Dorëheqja e Akoviçit është komentuar në rrjetet sociale nga motra e tij Marina Akoviç, e cila thotë se punonjësit e doganës bënë veprime të paligjshme pas shpinës së tij.

“Vëllai im Vasko Akoviç dha dorëheqjen sot sepse kolegët e tij, ia punuan pas shpine dhe organizuan hyrjen e paligjshme të patriarkut në Mal të Zi pa procedurë zyrtare”, ka shkruar motra e tij në Facebook.

Rruga Press

You may also like