“Pastrimi” rinis grumbullimin e mbeturinave

by admin
Spread the love

Qytetarë të shumtë sot u ankuan për mungesë të pastrimit në shumë zona të kryeqytetit, duke filluar nga Qendra.

Por krejt kjo gjendje u shkaktua si pasojë e grevës që kishte nisur në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, pak minuta më parë, kompania në fjalë njoftoi se ekipet kanë dalë në terren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, por pa treguar se a është arritur ndonjë marrëveshje.

“Po ashtu njoftojmë që kryerja e shërbimit të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt opetativ”, tha kjo kompani përmes një postimi në Facebook.

“Pastrimi” falënderoi qytetarët për, siç tha, “mirëkuptimin që kanë treguar ndaj punëtorëve te kompanisë sonë”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like