Pasojë lufte në Prizren, në hapjen e një varri musliman – Shqip

by admin
Spread the love

Disa mbetje mortore janë gjetur së fundi në Kosovë, konkretisht në Prizren, që dyshohet të jenë të para më shumë se dy dekadave, të kohës së luftës.

Sipas njoftimit zyrtar, disa punëtorë në rrugën “Shefqet Berisha” kanë kanë hasur në një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.

“Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat muslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.

Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se ndërsa bota po përjeton një tjetër luftë mizore, atë në Ukranë pas agresionit rus, sillen heraherës në vëmendje dhe luftrat në të kaluarën e afërt, ku përfshihet dhe ajo në Kosovë. Ndodh kjo dhe politikisht, me rusët e serbët, të cilët përmendin bombardimet e NATO-s mbi Serbi, por aspak atë çfarë po ndodhte në Kosovë, dhimbjet e së cilës ende vazhdojnë. Si në këtë rast në Prizren. /tesheshi.com/    

You may also like