Paskal Milo jep mesazhin e fortë: Kjo deklaratë e Ramës nuk do të kalojë pa vëmendjen e fqinjëve

by admin
Spread the love

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi vizitën e Erdogan në Tiranë. Renditjen e Turqisë nga kryeministri Rama krah partnerëve strategjikë si SHBA dhe BE, Milo e sheh si një element që nuk do të kalojë pa vëmendjen e fqinjëve, por edhe të vendeve europiane.

“Unë e dëgjova deklaratën që u bë sot pasdite, sipas të cilës pas SHBA dhe BE, Turqia është vendi më partner strategjik se kushdo tjetër. Nuk e di sa e goditur mund të ishte ky vlerësim, por patjetër vendet e tjera fqinje mbajnë shënim. Ashtu siç mbajnë shënim edhe vendet e tjera të BE. Është konsideruar Turqia si partner strategjik, por pa bërë dallimin se vjen pas SHBA dhe BE.”, tha ai.

You may also like