Pasi u shkarkua nga Kuvendi i PD, nis “hakmarrja” e Bashës. Kërkohet shkarkimi i Edi Palokës dhe anëtarëve të kryesisë

by admin
Spread the love

Pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka organizuar një mbledhje me kryesinë e partisë dhe tashmë ka dalë një njoftim nga PD, ku thuhet se propozohet thirrja e jashtëzakonshme e Këshilit Kombëtar, ku kërkohet shkarkimi i Edi Palokës, kryetar i Këshillit Kombëtar.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Propozim për thirrjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për të votuar

1. Një rezolute të posacme për situatën e krijuar në PD.

2. Me votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar, anëtarëve të kryesisë që kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe kryetarëve të degëve të PD.

3. Propozim për shkarkimin e 4 sekretareve për të bërë funskional sekretariatin.

You may also like