Pasagjer i pazakontë! Shoferi nget makinën me demin 454 kg që qëndron në sedijen e parë

by admin
Spread the love

Një burrë është kapur nga policia, pasi uli demin e tij prej 454 kg në sediljen e pasagjerit.

Rreth orës 10:05 të mëngjesit të së mërkurës, policia në Norfolk, Nebraska u njoftua nga qytetarët e shqetësuar se një dem ishte ulur në sediljen e një makine të vogël.

Policia ka ndaluar shoferin dhe i kërkoi që ta kthente kafshën në shtëpi. Shoferi u identifikua si Lee Meyer nga Neligh, Nebraska, ndërsa demi i tij ishte një Ankole-Watusi i quajtur Howdy Doody.

Meyer dhe Howdy Doody janë të njohur në qytetin e vogël në kontenë Antelope.

Sipas Departamentit të Shkencave të Kafshëve dhe Ushqimit të Universitetit Shtetëror të Oklahomas, Ankole-Watusi, është një racë e lashtë e bagëtive me origjinë rreth 6000 vjet më parë në Egjiptin e lashtë. Demat Ankole-Watusi mund të peshojnë midis 450-725 kg dhe brirët e tyre mund të arrijnë gjatësinë 2.4 metra.

Incidenti i së mërkurës nuk ishte rasti i parë i një demi që shkakton kaos në rrugën e Amerikës. Në maj, u publikuan disa video në Michigan, ku shihej se një person ndiqte demin e tij të arratisur me një kalë në mes të një trafiku. Demi i arratisur u kthye tek i zoti dhe autostrada u rihap.


Top Channel

You may also like