Pas Vorës, Celibashi njofton kur do të shpallen rezultatet e bashkive të tjera: Mund të ketë vonesa në këto dy qytete

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se rezultatet e votave për bashkitë e tjera, pritet të dalin ditën e nesërme përpara orës 22:00.

Në një deklaratë nga KQZ-ja, Celibashi tha se rezultatet për Bashkinë e Shkodrës dhe atë të Durrësit mund të vonohen, por prapë synohet që të mbyllen brenda ditës së hënë (7 mars).

“Kemi marrë një njoftim nga KZAZ nr.2 që procesi i nxjerrjes së rezultatit të bëhet nesër, ndërkohë që bëjmë të ditur se do të vijojë sot. Nëse nuk bëhet do të ketë pasoja. Procesi i mbylljes është bërë në orar. Tashmë po përfundojmë procesin e dorëzimit të bazës materiale. Shumë shpejt do nisë procesi i numërimit. Brenda ditës së nesërme të kemi rezultatin të paktën në numrin më të madh të bashkive. Ndoshta Shkodra dhe Durrësi mund të kenë vonesa. Në çdo rast do të jetë përpara orës 22:00. Askush nuk ka mundësinë të pengojë procesin e numërimit. Kush nuk paraqitet për numërimin nga komisionerët, do të zëvendësohet. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore është më e ulët se sa në zgjedhjet e përgjithshme. Në zgjedhjet e pjesshme është akoma më e ulët” – tha Celibashi.

You may also like