Pas sherrit të bujshëm, Stresi bën deklaratën e papritur për Einxhel Shkirën

by admin
Spread the love

Një vit më parë një debat virtual mes Stresit dhe Einxhel Shkirës ndezi rrjetin dhe mediat. Për ata që nuk e dinë e gjitha filloi kur reperi sulmoi në Instastory moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në protestë.

Einxhel shkruante se nuk iu bashkua protestuesve në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në këto protesta(madje ka thënë se edhe e ka organizuar atë). Ai e ofendonte Einxhel në një reagim në Instastory dhe kjo ndezi debate e reagime të shumta në rrjetet sociale.

Edhe reagimi i Einxhel nuk mungoi. Po në Instastory ajo shpërndau një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin disa vite më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte nuk ia ka bërë ajo ftesën.

Më tej, moderatorja shkruante se Stresi nuk është Klodiani, ashtu si shprehej në protestë, ndërkohë që shtonte se ka bërë zgjedhjen e gabuar që t’i bëjë “diss”.

Së fundmi, Stresi ishte i ftuar në “E diell”, ku është ngacmuar edhe për pjesëmarrjen e Einxhel në “Big Brother VIP”.

Ai i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij duke lënë të kuptohet se çdo gjë është lënë pas në të shkuarën. “Konkurrente shumë e fortë më duket!”- tha Stresi.

You may also like