Pas shëndetësisë, LDK e Gjilanit, kritika komunës për arsim (VIDEO)

by admin
Spread the love

Komiteti për Arsim i Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Gjilanit, ka nisur një seri konferencash, përmes të cilave do t’i bëjë publike kritikat dhe sugjerimet e subjektit në lidhje me këtë fushë.

Në të parën që u mbajt të shtunën, këta cekën disa pika për të cilat thanë se kërkojnë përgjegjësi nga ana e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

LDK-ja kritikoi qeverisjen lokale që nuk nisi asnjë analizë për arritshmërinë e nxënësve në këtë vit shkollor, e nuk ka bërë publik ndonjë plan për të nisur investime, tash në periudhën e pushimit veror.

Po ashtu, kërkesë për përgjigje kishte edhe për mospagesën e mësimdhënësve që punuan si zëvendësues, teksa thanë se edhe konkurset e brendshme nuk i shërbejnë rritjes së cilësisë në arsim, duke sy gjeruar që ato të jenë më gjithëpërfshirëse e me mundësi të barabarta.

Në lidhje me këto çështje të ngritura, drejtoresha, Selvete Sylejmani, tha se do të përgjigjet në ditët në vijim.

You may also like