Pas Panamasë, Osmani udhëton për vizitë zyrtare drejt Kosta Rikës

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani është nisur për vizitë zyrtare në Kosta Rika.

Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur të këtij shteti, Rodrigo Chaves.

“Gjatë vizitës në San José, Presidentja do të takojë udhëheqësit shtetëror të Kosta Rikës, Presidentin e zgjedhur Chaves si dhe do të realizojë takime bilaterale me krerë të shteteve tjera”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas Presidencës së Kosovës, këto vizita po bëhen për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

 

You may also like