Pas Martial, një tjetër sulmues përgatit largimin nga Man.United

by admin
Spread the love

Pavarësisht se Jesse Lingard nuk po kalon një moment të mire te Manchester United, mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Kontrata e mesfushorit përfundon në qershor të këtij viti, kjo situate bën të mundur largimin përfundimtar të tij nga “djajtë e kuq”. Në gjurmët e tij, përveç Newcastle, West Ham dhe disa klubeve spanjolle, është futur edhe Nice e Christophe Galtier.

Klubi francez që aktualisht renditet i dyti në kampionat kërkon të përforcohet për të siguruar pjesëmarrjen ne Champions League edhe pse mundësitë e tyre financiar nuk mund ta përballojnë një lojtar si Lingard.


Top Channel

You may also like