Pas largimit nga Drita, ja cili do të jetë destinacioni i rradhës i Ardian Nuhiut

by admin
Spread the love

Ardian Nuhiu ka ndërprerë para kohe bashkëpunimin me Dritën e Gjilanit, me të cilën skuadër kishte një kontratë deri verën e vitit 2025. Nuhiu pjesë e skuadrës kosovare ishte nga shkurti i vitit 2019-të, ndërsa në edicionin 2019/2020, i njëjti arriti që të shpallet kampion me këtë skuadër në Superligën e Kosovës.

Përveç këtij suksesi, i njëjti me Dritën shkëlqeu edhe në Kupat Europiane, duke lënë përshtypje shumë të mirë dhe duke i bërë një reklamë të madhe futbollit të Kosovës.

Ndërkohë sa i përket destinacionit të tij të ardhshëm, Nuhiu në Konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të organizuar nga drejtuesit e klubit kosovar, shkurtimisht u përgjigjë:  “Destinacioni im i radhës është familja. Dua të falënderojë ata. Kanë bërë një sakrificë katër vjeçare. Duhet të presim. Do të qetësohemi, do të mendojmë gjërat mirë, pastaj të shohim”.

ka thënë Nuhiu në konferencë për media.

Kujtojmë, Nuhiu para se të drejtonte Dritën e Gjilanit, në Maqedoni në 43 ndeshje kishte udhëhequr edhe FC Shkupin, pjesë e së cilës skuadër kishte qenë edhe kojhtar aktiv. (infOSport.mk)

Lexo lajme interesante

You may also like