Pas katër muajsh oficerët e rinj të FSK-së përfunduan me sukses ushtrimin final të kursit bazik

by admin
Spread the love

Pas katër muajsh oficerët e rinj të FSK-së kanë përfunduar me sukses suhtrimin final fushor të Kursit Bazik për Oficerë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

“Gjenerata e parë e Kursit Bazik për Oficerë, ka përfunduar ushtrimin fushor të fundit, pas 4 muajsh sfidues akademik në kursin përkatës, i cili u realizua në kuadër të Shkollës sonë të Oficerëve. Kursi Bazik për Oficerë është i përbërë nga tri faza, ku kursantët u testuan në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj tha se përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren, kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim.

“Ju lumtë dhe vazhdojmë me suksese të reja”, ka shtuar Mehaj.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like