Pas gjashtë vitesh, Apple bëhet kompania e telefonave me më së shumti përfitime në Kinë

by admin
Spread the love

Sipas hulumtimeve të fundit shihet rritje e madhe të kompania e Apple në tregun kinez.

Apple kaloi Vivon gjatë tetorit të vitit 2021 dhe u bë prodhuesi më i madh i telefonave në tregun kinez.

Kompania nga Cupertino ka fituar për herë të parë që nga dhjetori 2015 titullin e markës më të madhe në Kinë, sipas analizës së kompanisë “Counterpoint Research”.

Shitjet e telefonave të serisë iPhone 13 nga Apple ndihmuan më së shumti rezultatin dhe shitjet e kompanisë u rritën me 46 për qind në baza mujore.

Prodhuesit e tjerë panë një rënie në shitje gjatë tetorit, dhe kjo përfshin Vivo, Oppo dhe Huawei.

Tregu i Kinës është fokusuar kryesisht në telefonat premium, gjë që ka ndihmuar Apple të arrijë rezultate më të mira shitjesh dhe shumë përdorues kanë pritur “Ditën e Beqarëve” (11 nëntorin) për të blerë një telefon të ri.  /GazetaSinjali/

You may also like