Pas eleminimit nga Big Brother VIP, Dj Dagz ka një mesazh për Einxhel Shkirën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmë, Dj Dagz ishte i eleminuari i dytë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Pas një zingjiri të nisur nga Beatrix Ramosaj, Dagz dhe Einxhel Shkira ishin dyshja e fundit të cilët shkuan në nominim, ku nga një televotim i hapur për pak minuta, Dagz doli më pak i preferuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përveç banorëve, largimi i tij ka mërzitur tej mase të dashurën e tij, moderatoren, Einxhel Shkira, e cila edhe gjatë ditës së sotme po e përjeton keq largimin e Dj Dagz nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Derisa sot në mëngjes është zgjuar duke qarë, Dj Dagz në anën tjetër ka publikuar disa pamje nga ky moment, e që padyshim nuk ka munguar edhe një mesazh për moderatoren.

“Unë jam me ty”, ka shkruar Dagz në fotografinë ku Einxhel shihet duke qarë, derisa kishte pranë dhe bluzën që fansat e tyre ua dërguan atyre.


You may also like