Pas debatit me Robertin që agravoi në ofendime, reagon Bleona “Dikush duhet të ketë guximin të flasë”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bleona Qereti është përplasur me Robert Aliajn mbrëmë në “Love Story”.

Gjithçka nisi pas një komenti të Robertit, i cili është shprehur se ai e ka krijuar një familje, ndryshe nga zonjat që ka përkrah (referuar Bleonës dhe Jerinës).

Kjo nuk është pritur mirë nga Bleona dhe debati mes tyre ka agravuar deri në ofendime.

 

Pas këtij debati Bleona ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke thënë mes tjerash se dikush duhet të ketë guximin të flasë për faktin se dashuria siç lind ashtu edhe vdes.

Reagimi i plotë i Bleonës pa ndërhyrje:

Dikush duhet te kete guximin flase per faktin se dashuria njesoj sic lind ashtu dhe vdes!
Dashuria vjen dhe shkon…
Ne duhet te jemi te ndershem me ndjenjat tona – jo te rrime ne kombinime dhe martesa te deshtuara per shkak te paragjykimeve te shoqerise!
Pikerisht per shkak te pargjykimit ka shume njerez qe jetojne nje jete fallco dhe shtirja eshte bere pjese e karakterit te tyre.
Ketu njerezit pretendojne qe jane te “martuar”, pretendojne qe jane te “pasur”, pretendojne qe janr te “lumtur”….
Sa mire do ishte sikur te fokusoheshin qe VERTET te ishin te martuar dhe besnike,
VERTET te pasur, dhe VERTET te lumtur dhe te permbushur !!!
Sa mire do ishte sikur me te vertete ky te ISHTE REALITETI I TYRE!
Ne emer te sinqeritetit dhe besnikerise eshte me e ndershme te realizohet (qofte dhe per nje kohe te shkurter) ajo qe premtohet, se sa nje premtim i rreme qe mezi pret ta thyesh ne cdo moment!!
Mos beni “pazare” me dashurine duke dhene premtime qe nuk mund ti realizoni!


You may also like