Pas Biden-it reagon edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë: Më afër se kurrë në marrëveshjen e pengjeve

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, reagoi në lidhje me marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Ai u shpreh se një marrëveshje për të siguruar lirimin e disa pengjeve nga Gaza është më afër se kurrë më parë.

Ky konfirmim vjen vetëm disa orë pasi presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se besonte për realizimin e një marrëveshje shumë afër.

Asnjë detaj i mëtejshëm nuk u dha nga Kirby, përfshirë palët që ruajnë një nivel sekreti, ndërsa bisedimet raportohet se po arrijnë në fazat përfundimtare.

Rreth 238 pengje besohet se ende mbahen brenda Gazës, që pas sulmit të 7 tetorit ku militantët e Hamasit sulmuan Izraelin. Që prej asaj dite sulmet Izrael-Hamas janë përshkallëzuar, duke arritur një numër viktimash të lartë.

Militantët e Hamasit kanë vrarë 1200 izraelitë, ndërsa ushtria e Izraelit ka vrarë më shumë se 11 mijë palestinezë në Rripin e Gazës.


Top Channel

You may also like