Pas “Betruntit”, një tjetër artist i preferuar për Beniadën është “Erzi”

by admin
Spread the love

Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e këtij “Big Brother” e cila i ka surprizuar të gjithë me karakterin dhe sensin e saj të humorit.

Veçanërisht këto ditë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shkak janë bërë dy video shumë funny. Ju e dini që Beniada jeton në Itali dhe jo vetëm ka probleme me shqipen por edhe me memorizimin e të gjithë emrave të personazheve publike dhe artistëve.

Pak ditë më parë teksa bisedonte me Meridianin ajo po fliste për artistët e saj të preferuar . “Sa më pëlqen Betrini, Betrunti, Bentrinti!”- tha ajo derisa në fund ia gjeti emrin: Butrinti. Videoja u bë virale dhe shkaktoi shumë të qeshura te njerëzit.

Por, ajo që na shpëtoi është se modelja flet edhe për një artist tjetër që e pëlqen shumë. “Më pëlqen edhe ai këngëtari, që merret me HipHop. Erzi, Nerzi…ai ezmeri si e ka?” E kisha fjalën pikërisht për Noizyn, i cili qenka në listën e artistëve të saj të preferuar.

Kujtojmë se Butrinti e priti shumë pozitivisht videon ku ajo i ngatërroi emrin dhe tha se Beniada është shumë “cute”. Tani jemi shumë kuriozë nëse Noizy e ka parë videon dhe çfarë mendimi ka.

@vidio_shqip##viral ##fyp ##beniada ##noizy ##bigbrother ##topchannel ##bigbrothervipalbania♬ original sound – Vidio Shqip


You may also like