Partizani transferohet në Elbasan, publikohen çmimet e biletave për sfidën ndaj Kastriotit

by admin
Spread the love

Pas suksesit në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë, Partizani bëhet gati për sfidën e radhës në kampionat ku përballë do të ketë Kastriotin.

Drejtuesit e klubit të kuq kanë vendosur që kjo sfidë, që do të luhet të dielën në orën 17:45 dhe do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo, të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Klubi kryeqytetas ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë sfidë dhe pret një mbështetje masive nga tifozët në ndeshjen kundër krutanëve.

Kujtojmë që Partizani kryeson i vetëm renditjen e Superiores me 15 pikë, ndërsa Kastrioti qëndron në vendin e 7-të në renditje në kuotën e 9 pikëve. / Oversport.tv

You may also like