Partizani në bisedime me tre yjet e Superligës të Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partizani i Tiranës synon të përforcohet në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë afat kalimtar dimëror.

Klubi i madh nga Shqipëria tashmë ka nisur lëvizjet e para në këtë drejtim.

Kryeqytetasit kësaj radhe kanë vendosur që të “peshkojnë” në elitën e futbollit kosovar, saktësisht te klubet e Superligës së Kosovës.

Në shënjestrën e Partizanit janë tre futbollistë që aktivizohen në Kosovë.

May be an image of playing a sport and grass

Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën e Ballkanit, Erjon Vucajn e Dritës dhe Gledi Micin e Prishtinës.

Mici flet para përballjes me Gjilanin: Do të jetë ndeshje e vështirë, por  ne duam vetëm tri pikët - Telegrafi

Të tre futbollistët e lartëpërmendur, gazeta kupton se mund të ndryshojnë ambient në këtë afat kalimtar të janarit.

No photo description available.

Përpos kësaj, dje (e diele), FrontOnline raportoi se Partizani është në bisedime me Osijekun për ta transferuar “bomberin” gjilanas, Mirlind Daku.

Ndryshe, pas 15 javësh në Kategorinë Superiore këtë edicion, Partizani ndodhet në vendin e pestë me 18 pikë të tubuara, 15 pikë larg liderit, Tiranës.

You may also like