Partizani mendon për mbrojtjen, gati të rikthejë në Superiore Gledi Micin

by admin
Spread the love

Partizani kërkon të forcojë ekipin përpara se të nisë ndeshjet në Conference League. Për rrjedhojë drejtuesit e “Demave” janë vënë në lëvizje për afrimet e reja, mes të cilëve spikat edhe një ish-lojtar i Superiores.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Skënderbeu, Gledi Mici. Ky i fundit aktualisht aktivizohet në radhët e Prishtinës në Superligën e Kosovë. Mbrojtësi 31-vjeçar nga ana tjetër është i hapur për një transferim në kryeqytetin shqiptar në radhët e Partizanit.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport” Partizani ka nisur negociatat me Gledi Micin. Ende nuk ka asnjë gjë zyrtare, por gjithmonë sipas të njëjtit burim, edhe Mici është i gatshëm të veshë fanellën e Partizanit. /oversport.tv

Foto: FC Prishtina, Facebook

You may also like