Partizani largohet nga “hija” e Skukës, por fitoret janë minimale

by admin
Spread the love

Partizani u largua nga Kukësi me një fitore të rëndësishme duke dhënë një sinjal të fortë për kampionatin, por mbi të gjitha me disa mesazhe shumë pozitive në prag të derbit me Tiranën.

Dueli në “Kukës Arena” tregoi një ekip me muskuj dhe me grintë, për t’ju përgjigjur kundërshtarit që në fillimin e pjesës së dytë i hapi probleme. Por “Demat” arritën të reagonin dhe të largoheshin triumfues.

Por cilat janë sinjalet pozitive që mori trajneri Kolela nga kjo transfertë?

Pavarësisht mungesave të shumta të Matondos, Hotit, Da Silvës dhe episodit me Tedi Carën, skuadra tregoi që ka stol dhe lojtarë në lartësinë e duhur që presin patjetër shansin nga trajneri italian.

Partizani diti të reagonte edhe pas humbjes me Erzenin duke e kaluar ngërçin psikologjik të disfatës së parë në kampionat. Po ashtu tregoi gjithashtu që nuk është i varur nga Skuka. Kur ky i fundit nuk është në ditën e tij më të mirë dhe nuk shënon, atëherë janë të tjerët që dalin në skenë. Në Kukës ishte radha e Carës dhe Bitrit. Deri tani “Demat” kishin ndeshje të lehta në letër dhe kjo e fundit me Kukësin konsiderohej si sfida e parë e vërtetë . U kalua me sukses.

Por në prag të duelit me Tiranën ka edhe një aspekt që duhet ndryshuar. Në katër fitoret e para, Partizani ia ka dalë vetëm me një gol diferencë nga kundërshtari dhe shënjestra përpara portës duhet përmirësuar. / Oversport.tv

You may also like