Partizani kërkon një tjetër portier, nisin kontaktet me Bekim Rexhepin

by admin
Spread the love

Partizani është në kërkim të një portieri të ri që do të zëvendësojë Alban Hoxhën. Gardiani i “Demave” mund të largohet nga ekipi dhe drejtuesit e kuq janë duke punuar fuqishëm për të gjetur një tjetër portier që do ta zëvendësojë atë.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, i zgjedhuri për të zëvendësuar Hoxhën është Bekim Rexhepi. Së fundmi Rexhepi ka mbrojtur ngjyrat e Skënderbeut, ndërsa tashmë është pa ekip/

Drejtuesit e “Demave” kanë nisur kontaktet me 25-vjeçarin dhe i kanë shprehur vullnetin e tyre për të afruar portierin. Edhe dëshira e portierit është që të veshë fanellën e kuqe, ndërsa në ditët në vijim pritet të ketë më shumë konfirmime. /oversport.tv

You may also like