Partizani, Abilaliaj: Kam rezerva për arbitrimin

by admin
Spread the love

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 15-të në Superligë. Derbi i kryeqytetit u komentua edhe nga Arbër Abilaliaj, trajneri i Partizanit. Vlonjati e kishte me arbitrin dhe me disa nga lojtarët.

“Nuk jam i kënaqur me një pikë, por ky është futbolli. E rëndësishme është që derbin mos ta humbasësh. Për pikën nuk jam i kënaqur, pasi nuk na bënë asnjë punë. Nuk jam i kënaqur sesi interpretuan disa lojtarë. Disa gjëra kam dhe me arbitrimin pasi loja efektive u luajt vetëm 20 minutat e pjesës së parë.

Na mungonin disa elementë në qendrën e mbrojtjes. Bintsouka ishte gjysmë gati, ashtu edhe Sembene. Cara nuk duhej të luante, por i kishim marrë këto kosto. Pastaj në pjesën e dytë kaluam ofensivë me 3-4-3. Duke patur parasysh që ishim të shqetësuar për mbrojtjen, më shumë se 25 minuta nuk kishim se çfarë të humbisnim.

Tirana nuk arriti të mbante intensitetin e lojës. Kam përshtypjen që 3 lojtarë nuk do të ishin në fushën e lojës. Por nëse nuk do i aktivizonim do të ishim të cunguar në pjesën e dytë. Duhet ta nisnim me lojtarë që ishin pa dhimbje dhe pa probleme dhe s’do kishim alternativa për pjesën e dytë”, tha Abilaliaj për MCN.

You may also like