Partia Socialiste zbulon emrin: Ja kush do të kandidojë në bashkinë e Lushnjës

by admin
Spread the love

Partia Socialiste ka zgjedhur Eriselda Sefën kandidate për kryetare në bashkinë e Lushnjës.

PS: “Në përfundim të procesit të konsultimit me strukturat e partisë dhe pas sondazheve të kryera, Kryesia e Partisë Socialiste është dakordësuar për propozimin e Eriselda Sefes si kandidate për Bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme të datës 6 Mars. Kandidatura e Sefes garantoi mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera. Sefa aktualisht mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë bashki.”

You may also like