Partia e Gjukanoviqit: Abazoviq iu largua rrugës së BE-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, Jevto Erakoviq ka treguar edhe qëndrimin e partisë rreth shkarkimit të qeverisë së udhëhequr prej kryeministrit, Dritan Abazoviq.

Ai vlerësoi se nuk ka pasur qeveri të tillë në historinë e parlamentarizmit malazez, raporton rtcg.

“Pak a shumë performanca mund t’i atribuohet kryeministrit. Ai la rrugën kryesore për në Bashkimin Evropian që ishte përcaktuar dhe për të cilën ne i dhamë mbështetje. Na mashtroi ne, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Sekret, i fshehur, i paparalajmëruar. Ato ishin fjalët dominuese kur përshkruajmë punën e qeverisë”, deklaroi deputeti.

Ai shtoi se ka pasur edhe shkatërrim të sistemit të sigurisë, ekonomik, shëndetësor…

“Për interesat e kujt? Ata që nuk duan të mirën për këtë vend apo për qytetarët e tij”, Abazoviq iu kundërpërgjigj Erakoviqit.

Ndryshe, 36 deputetë kanë iniciuar kërkesën për votën e mosbesimit ndaj qeverisë malazeze ndërsa duhen votat e 41 parlamentarëve për largimin e Abazoviqit.

You may also like