Parlamenti rus ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë për transgjinorët – Shqip

by admin
Spread the love

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë ka miratuar një ligj të ri që ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë. Sipas këtij ligjI, gjithashtu do të ndalohet që njerëzit të ndryshojnë gjininë në dokumentet shtetërore.

Ky ligj duhet po ashtu të miratohet nga Dhoma e Lartë dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, lëvizje këto që shihen si formalitete.

Kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin, u shpreh se projektligji do të mbrojë qytetarët dhe fëmijët. Në një postim në “Telegram”, Volodin e quajti gjithashtu operacionin e ndryshimit të gjinisë një “rrugë drejt degjenerimit të kombit”.

“Ne jemi i vetmi vend që kundërshtojmë gjithçka që po ndodh në Shtetet e Bashkuara, në Evropë dhe bëjmë gjithçka për të shpëtuar familjet dhe vlerat tradicionale. Dhe ne duhet të kuptojmë se nuk do të ketë të ardhme nëse nuk miratojmë ligjin, nëse nuk ndalojmë ndryshimin gjinor”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, grupet që mbrojnë të drejtat e LGBT thanë se legjislacioni do të kishte një ndikim serioz në shëndetin e njerëzve.

“Është shumë e vështirë psikologjikisht që njerëzit të shqetësohen se qeveria mund t’ju caktojë si armik të popullit dhe t’ju privojë nga të drejtat. Ky është një ligj fashisht”, tha Yan Dvorkin, kreu i organizatës Centre T e cila ofron mbështetje për transgjinorët rusë./tvklan.al

You may also like