Parlamenti Evropian miratoi ligjin e ri, të gjithë telefonat do kenë të njëjtin karikues

by admin
Spread the love

Parlamenti Evropian-PE, miratoi ligjin sipas të cilit deri në vitin 2024 portat e karikimit UBS-C do të jenë në përdorim të detyrueshëm në çdo pajisje elektronike.

Në seancën e Asamblesë
së Përgjithshme të Parlamentit Evropian që u mbajt në Strasburg, u diskutua
projektligji i cili synon standardizimin e porteve të ndryshme të ndryshme për
karikim.

Deputetët në
Parlamentin Evropian miratuan një projektligj i cili miraton prezantimin e
karikimit universal për telefonat e mençur me 602 vota pro dhe 13 kundër. Sipas
ligjit, USB-C do të jetë porti i ri i karikimit. Deri në vitin 2024, të gjitha
pajisjet elektronike do të kenë portë karikimi USB-C-në.

Kështu një karikues mund të përdoret për pajisje të ndryshme dhe konsumatorët nuk do të duhet të blejnë kabllo dhe karikuesa të ri për çdo pajisje elektronike të re. kështu edhe do të reduktohen mbetjet elektronike.

Pasi ligji të miratohet nga Këshilli Evropian, ai do hyjë në fuqi pasi që të bëhet publike në Gazetën Zyrtare të PE-së.

/GazetaSinjali/

You may also like