Parlamenti Evropian debaton për dialogun Kosovë-Serbi

by admin
Spread the love

Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian,  do të diskutojë për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç raportohet, aty do të ripërsëritet edhe një herë mbështetja e plotë ndaj të Dërguarit Special të BE-së për dialogun në mes të dyja vendeve, Miroslav Lajçak.

Më tej aty pritet që Prishtinës dhe Beogradit t’i bëhet thirrje të punojnë në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Edhe Kosovës edhe Serbisë do t’i bëhet thirrje që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like