Parku i Taukbahçes: Hiqet shtresa e vjetër e shtregut, vjen e reja (VIDEO)

by admin
Spread the love

Të mërkurën nisi të rinovohet shtegu për ecje e vrapim në parkun e Taukbahçes në Prishtinë. Ai pritet të marrë pamje të re brenda dy muajsh.

E ata që e frekuentojnë këtë hapësirë thonë se punimet ishin fort të nevojshme tash e sa kohë, derisa pohojnë se ka nevojë edhe për shtigje të tjera. Investimet po mirëpriten edhe nga biçikletistët që në mungesë të një hapësire për ta e shfrytëzuan atë pjesë, njofton Shqip.

E drejtori për sport, Granit Ruvova bëri të ditur se përpos kësaj hapësire rreth 600 metra do të rinovohet edhe shtegu 120 metrash që shfrytëzohet për vrapime të shpejta. Derisa kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin kalimin në zonat e punës deri në përfundim të projektit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like