PARIS – Macron: Një Evropë që mbron interesat dhe vlerat e saj mbetet zot i fatit të vet

by admin
Spread the love

PARIS, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Qëllimi ynë është sovraniteti ekonomik i Evropës dhe për ta arritur këtë, Evropa ka pushuar së qeni naive, tha presidenti francez, Emmanuel Macron në një postim në Twitter.

“Tani mund të mbrojmë interesat, vlerat dhe pavarësinë tonë”, tha Macron në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore në Holandë, ku po diskutohet e ardhmja e Bashkimit Evropian.

Gjatë misionit të tij dyditor, Macron shpjegoi vizionin e tij për sovranitetin industrial dhe tregtar të BE-së në pesë shtyllat themelore, tregu i vetëm, politika industriale, mbrojtja, reciprociteti dhe bashkëpunimi.

“Një Evropë që mbron interesat dhe vlerat e saj, mbetet zot i fatit të vet, krijon vende pune dhe përfundon me sukses tranzicionin klimatik, kjo është ajo që ne po ndërtojmë”, theksoi Macron. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like