PARIS – IEA parashikon rritje prej 2,5% të kërkesës globale për gaz

by admin
Spread the love

PARIS, 26 janar /ATSH-DPA/ – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka parashikuar një rritje prej 2,5% të kërkesës globale për gaz këtë vit, megjithëse furnizimi i shtrënguar mund të çojë në një luhatje të çmimeve.

Arsyet për këtë përfshijnë temperaturat më të ftohta të dimrit se vitin e kaluar dhe rritjen e kërkesës nga industria për shkak të çmimeve më të ulëta.

Vetëm një rritje e lehtë e konsumit të gazit parashikohet për prodhimin e energjisë elektrike, pasi konsumi më i lartë në rajonin e Azi-Paqësorit, Amerikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme ka të ngjarë të balancohet pjesërisht nga kërkesa më e ulët në Evropë.

“Një rritje e kufizuar në prodhimin global të gazit të lëngshëm (LNG) ka të ngjarë të frenojë rritjen e kërkesës në vitin 2024”, sipas IEA-s.

Për shkak të vonesave në impiantet e likuidimit, furnizimi me gaz të lëngshëm pritet të rritet me 3,5% këtë vit, që është më pak se në vitet e mëparshme.

Rritja e kërkesës dhe oferta e pakët mund të kontribuojnë ndjeshëm në luhatjet e çmimeve gjatë vitit.

Sipas vlerësimeve të IEA-s, pasiguritë gjeopolitike si luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme janë aktualisht faktori më i madh i rrezikut për tregjet globale të gazit.

Vitin e kaluar, kërkesa globale për gaz u rrit me vetëm 0,5%, ndërsa rritja në Kinë, Amerikën e Veriut dhe vendet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme të pasura me gaz u balancua pjesërisht nga rëniet në rajone të tjera si Evropa.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like