Parashikimi i Nishanit: Ju tregoj bashkitë që mund të fitojë “Rithemelimi”

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Nishani ka bërë dhe një parashikim në bazë të kalkulimeve të bashkive që mund të fitojë koalicioni i drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe ku bën pjesë dhe LSI, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Sipas Nishani, analizat projektojnë një probabilitet më të madh që Rithemelimi të fitojë bashkitë e Shkodrës dhe Peshkopis

“Kemi nisur një punë me shpejtësi në terren. Primaret na ndihmuan. E kemi një kalkulim. Mund të them që në Shkodër analizat projektojnë një probabilitet 90% për ta fituar. Tek bashkia e Peshkopisë kalkulimet nxjerrin një mundësi 80% për ta fituar bashkinë. Në Durrës kemi një kalkulim me probabilitet 60% dhe në bashkitë e tjera jemi 50 me 50% me PS”, u shpreh Nishani për A2.

You may also like