Parashikimi i motit, priten reshje shiu gjatë ditës së sotme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e një moti me vranësira të shpeshta përgjatë kësaj të hëne. Pritet që këto vranësira të pësojnë zhvillime të herë pas hershme gjatë ditës, duke gjeneruar reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe në skajin jugor të vendit.

Ndërkaq, pritet që në ultësirën perëndimore të ketë edhe intervale me kthjellime gjatë ditës.

Sipas Meteoalb, sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Juglindor duke shkaktuar  në brigjet detare dallgëzim të ulët.

You may also like