Paraqitja e Shqipërisë në Eurovision, Aurela Gaçe ka një mesazh për Albina Kelmendin

by admin
Spread the love

Këngëtarja Aurela Gaçe, ka reaguar së fundmi për renditjen e familjes Kelmendi si të 22-ët në listë, në Eurovision.

Me anë të një postimi në “Facebook” ajo u shpreh: “Mbrëmë, isha duke performuar e nuk arrita të të shoh në skenë.

Afër mëngjesit, dikush më dergoi këtë në mesazh, foto mga faqja e Eurovizionit dhe shikueshmëria tregon shumë. Une jam krenare për përkushtimin tënd të madh, emocionin që dhatë në skenë, ti ,familja Kelmendi e autorët.

Shumë gjëra si kemi në dorë por paraqitjen dinjitoze po, edhe atë e bëtë më së miri. Jeta vazhdon.

Karriera jote kam bindjen e plotë se do të jetë e madhe, e bukur dhe plot sukses, pasi ti e do muzikën me zemër, e ke në vena e kjo të ka sjellë e do të të sjelle shumë dashuri nga publiku, e kjo dashuri është fitorja më e madhe.”

You may also like