Parandalohet sulm terrorist në Gjermani: Shtatë të arrestuar, po krijonin celulë të ISIS-it

by admin
Spread the love

Hija e terrorizmit është rikthyer sërish në Gjermani.

Shtatë persona u vunë në pranga në perëndim të vendit nën dyshimet se po krijonin një celulë terroriste islamiste dhe se kanë mbështetur grupin e dhunshëm militant, Shteti Islamik.

Të arrestuarit janë Taxhikistani, Kirgistani dhe Turkmenistani. Ata u ndaluan në landin gjerman të Vestfalisë Veriore. Prokurorët thonë se këta persona hynë në Gjermani pak kohë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022 dhe synonin “të kryenin sulme terroriste të nivelit të lartë përmes taktikave që përdor ISIS-i ”.

Sipas hetuesve, ata i kishin identifikuar madje edhe shënjestrat për sulme të mundshme e kishin tentuar të siguronin edhe armë. 6 prej tyre kishin nisur të mblidhnin para për Shtetin Islamik që nga prill 2022, dhe vazhdimisht i kishin dërguar fonde grupit të terrorit jashtë kufijve.

Nuk besohet megjithatë të kenë arritur të zhvillonin ndonjë plan konkret për goditjet që kishin ndërmend. Të arrestuarit pritet të dalin shume shpejt përpara një gjykate. Policia në Holandë njoftoi gjithashtu arrestimin e dy personave, një burrë nga Taxhikistani dhe bashkëshortja e tij për akuza të lidhura me terrorizmin. Që të dy ata kishin qenë në kontakte të vazhdueshme me disa të dyshuar në Gjermani.


Top Channel

You may also like