Paralajmërimi i frikshëm i Dritan Zaganit: Nëse zbardhet çështja e Ervis Martinajt, gjysma e drejtorëve të policisë përfundojnë në burg, sa më thellë gërmojnë në këtë hetim, zbulojnë vetveten

by admin
Spread the love

Ish-komisari i policisë, Dritan Zagani, ka deklaruar ditën e djeshme se nëse zbardhet çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt, gjysma e drejtorëve të policisë do duhet të shkojnë në burg.

Deklaratën Zagani e bëri pas operacionit të policisë për kontrolle në Shijak, në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit i cili rezulton i zhdukur prej datës 10 Gusht.

Ai u shpreh në “Shqipëria Live” se sa më thellë gërmon policia në këtë hetim, aq më shumë zbulon rrënjët e veta të zhytura në llumin.

“Lidhur me formën e vonuar apo si po operon policia në lidhje me ngjarjen kam dyshimet se të gjitha gjërat janë rrjedhojë e një pike të vetme. Sa më thellë që gërmon policia në këtë hetim zbulon vetveten, rrënjët e veta deri ku është zhytur në këtë llum.

Ndaj dhe gjërat zvarriten. Ata njerëz që ishin dje në krye i ke prapë drejtora sot. Ata i kanë vartës ata që kanë hetimin në dorë. Dhe po të zbardhet kjo çështje ashtu si duhet gjysma e drejtorëve të policisë shkojnë në burg. Të gjithë shqiptarët janë të sigurt për këtë por mua m’u dha rasti me e thënë publikisht”, deklaroi ai.

You may also like