Parakushtet janë plotësuar, sonte do të ketë korrigjim të çmimeve të derivateve të naftës!

by admin
Spread the love




Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) gjatë ditës do të sjell vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç theksojnë nga KRRE-ja, janë plotësuar parakushtet për sjelljen e vendimit të ri.

“Parakushtet janë plotësuar, KRRE-ja do të ketë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës i cili do të jetë në fuqi nga ora 00:01 më 8 prill”, informon Marina Uzunov, zëdhënëse e KRRE-së.
Çmimet e derivateve sillen në bazë të Rregullores së ndryshuar për përcaktimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës me të cilin KRRE-ja mund çdo ditë të sjell vendime për ndryshimin e çmimeve të derivateve nëse llogaritja për çmimin e cilit do derivat të naftës shkon lartë ose poshtë për dy denarë. Për llogaritjen merret mesatarja nga kotacionet paraprake pesë ditore të bursës për çdo derivat të naftës në veçanti dhe në përgjitësi nuk ndikon çmimi i brend natës së papërpunuar në tregun botëror.


You may also like