Paradite në spital dhe pasdite i papunë, pritet largimi i trajnerit të klubit anglez

by admin
Spread the love

Roy Hodgson, trajneri 76-vjeçar, u sëmur gjatë seancës stërvitore të Crystal Palace të enjten, njoftoi klubi i Premier League dhe strategu u shtrua në spital.

Pas analizave, mediat britanike dhe klubi njoftuan se gjendja e tij ishte stabile.

Për shkak të kësaj, si dhe rezultateve më të dobëta të klubit këtë sezon, shumë media shkruajnë se Hodgson është shkarkuar.

Ai u pasua nga 49-vjeçari austriak Oliver Glasner, i cili për herë të fundit ka punuar në Eintracht Frankfurt dhe më parë ka punuar në Ried, LASK dhe Wolfsburg.

Me Eintracht, Glasner fitoi edhe Ligën e Evropës në sezonin 2022/23.

Crystal Palace aktualisht ndodhet në vendin e 15-të në tabelën e Premier League, pesë pikë mbi zonën e rënies./h.ll/abcnews.al

You may also like