Para për viktimat e “Qatar 2022”/ Amnesty international dhe FIFA krijojnë fond kompensimi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndërsa Federata Franceze (FFF) është treguar tashmë në favor të projektit të Amnesty International, edhe FIFA tha gjithashtu se ishte “e interesuar” për krijimin e një fondi për kompensimin e viktimave të aksidenteve në punë, në kantieret për Kupën e Botës në Katar, e cila do të fillojë pas pak më shumë se një muaji (20 nëntor-18 dhjetor).

“Është e rëndësishme të përpiqemi të shohim që kushdo që ka pësuar një dëmtim, si pasojë e pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës, ai në një farë mënyre duhet të kompensohet”,- deklaroi këtë të enjte Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i Kupës së Botës në Katar.

Ideja e një fondi kompensimi për punëtorët që punonin në kantieret e konkursit është sjellë muajt e fundit nga disa organizata të të drejtave të njeriut, të cilat u kanë bërë thirrje sponsorëve të Kupës së Botës që të mbështesin nismën. Katari ka vendosur sisteme të kompensimit të punëtorëve, por këto masa kanë qenë të ngadalta dhe nuk kanë përfituar të gjithë, sipas OJQ-së.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të dëgjojë ankesën e Federatës Kiliane të Futbollit më 4 dhe 5 nëntor kundër vendimit të FIFA-s, për të lejuar Ekuadorin të marrë pjesë në finalet e Kupës së Botës 2022 në Katar. FIFA hodhi poshtë ankesën e Kilit kundër Ekuadorit për aktivizimin e mbrojtësit të djathtë Byron Castillo, me arsyetimin se ai ka lindur në Kolumbi.

Castillo, i cili luan për León de México, luajti me ekipin ekuadorian 8 ndeshje në zonën kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës, duke përfshirë 2 kundër Kilit.  Ekuadori fitoi një vend për Kupën e Botës, duke u kualifikuar në vendin e katërt, ndërsa Kili përfundoi i 7-ti.

Ekuadori mohoi që dokumentacioni i Bajron Castillos ishte i falsifikuar. Një burim i tha agjencisë Reuters, se CAS i ka kërkuar lojtarit të paraqitet në séance. Sakaq mësohet se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në Zvicrës, pritet të marrë një vendim më 10 nëntor ndërkohë që  Kupa e Botës fillon në datën 20.

Telenovela e Tottit dhe Ilary Blasit zgjerohet me një kapitull të ri. Duket se nga garderoba e Ilary nuk janë zhdukur vetëm çantat shumë të shtrenjta “Chanel”, por edhe disa këpucë. Sipas gazetës “Il Messaggero”, garderoba e Ilary në shtëpinë e Totti ishte zbrazur.

Aty mungonin nga fustanet deri te sandalet e stilistëve Jimmy Choo, Chanel, Le Silla, Casadei; një sasi e madhe atletesh të markës Gucci me vlerë mijëra euro. Të gjitha të sekuestruara nga ish-futbollisti i Romës në përpjekje për të rikthyer Rolex e tij të dashur. Historia ka përfunduar në dyert e gjykatës civile të Romës, ku seanca e parë do të zhvillohet më 14 tetor.

 


Top Channel

You may also like