“Paqe” në Erzeni-Laçi, Ujka eviton humbjen e bardhezinjve

by admin
Spread the love

Përfundon pa fitues dueli Erzeni-Laçi. Dy skuadrat e mbyllën në barazim 1-1 takimin e luajtur në “Niko Dovana”. Ilirid Ademi kaloi skuadrën nga Shijaku në avantazh në minutën e 65’.

27-vjeçari shfrytëzoi një krosim të Florian Kadriut dhe mposhti me kokë Gentian Selmanin. Bardhezinjtë reaguan dhe ia dolën të evitonin humbjen nëpërmjet golit të Serxho Ujkës në minutën e fundit.

Abissnet Superiore-Java e 23-të

ERZENI-LAÇI 1-1 (Ademi 65′ / Ujka 90′)

Mesfushori laçian tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente brenda zonës kundërshtare, duke i dhuruar një pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Ndeshjet e Erzenit pa fitore shkojnë në katër, ndërkohë që Laçi rikthehet të marrë pikë pas dy humbjeve radhazi në Kurbin përballë Egnatias e Bylisit.


Top Channel

You may also like