Papa kremton Epifaninë: Kërkimin e Zotit ta nisim nga pyetjet/ Hidhet kryqi në Greqi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Papa Françesku kremtoi meshën e Epifanisë, ditës së ujit të bekuar që festohet në 6 janar në shumë vende të botës.

Kreu i Kishës Katolike kujtoi se rrugëtimi ynë në jetë mund të sjellë pyetje e rreziqe, por në fund duhet të na çojë drejt adhurimit të Zotit.

Vendi i parë ku duhet ta kërkojmë Zotin, tha Papa janë pyetjet që na shqetësojnë, pasi kjo na ndihmon të mënjanojmë apatinë tonë dhe të përballemi me çështjet e rëndësishme të jetës. “Aventura emocionuese e Dijetarëve nga Lindja na mëson se besimi nuk lind nga meritat, mendimet dhe teoritë tona“, u shpreh ai. Një mendje hulumtuese, shtoi Papa, na sfidon të dëshirojmë të pafundmen e të nisemi në një “kërkim për transhendencën që frymëzon progresin e qytetërimeve”.

Në 6 janar, Kisha katolike feston dhe përkujton mbërritjen e tre Mbretërve Dijetarë në Shpellën e Betlehemit dhe momentin e adhurimit të Jezusit, Foshnjës Hyjnore nga ana e tyre. Me këtë kremtim, Kisha kërkon të tregojë se Jezu Krishti nuk erdhi vetëm për Izraelitet, por për mbarë botën. Shërbesat e Epifanisë janë renditur njësoj si ato të Krishtlindjes, ndonëse historikisht është konsideruar se ato të Kërshëndellave imituan shërbesat e Epifanisë, meqenëse u vendosën më vonë.

Në Greqi, Epifania u kremtua me hedhjen e kryqit në ujë, ndërsa shumë të rinj sfiduan temperaturat e ulëta e u zhytën për ta kapur. Në traditën e krishterë ortodokse, së cilës i përket edhe kisha ortodokse greke, festa e Epifanisë lidhet me pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan.


Top Channel

You may also like