Papa i kërkon Europës të punojë për paqen në Ukrainë – Shqip

by admin
Spread the love

Papa Françesku i bëri thirrje Europës që të veprojë si “urë dhe paqebërëse” për t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Ati i Shenjtë i këto komente në nisje të vizitës pesëditore në Portugali. Papa 86-vjeçar, u mirëprit me nderime ushtarake në Lisbonë, ku 1 milion pelegrinë nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në ngjarjet për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë.

Kjo ngjarje fetare, që shënohet për një javë përmes ngjarjeve fetare e kulturore mbahet çdo tre vjet në qytete të ndryshme dhe vjen në kohën kur Kisha Katolike po reflekton për të ardhmen e saj dhe po vazhdon të përballet me priftërinj të përfshirë në skandale të pedofilisë.

Gjatë fjalimit të parë në Portugali, Papa tha se Europa duhet ta pyesë veten se ku po shkon nëse “nuk i tregon botës rrugët për arritjen e paqes dhe mënyra kreative për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.

“Bota ka nevojë për Europën e vërtetë. Ka nevojë që Europa të luajë rolin e një ure paqebërëse. Unë ëndërroj për një Evropë, zemrën e Perëndimit, e cila përdor talentin e saj të jashtëzakonshëm për të zgjidhur konfliktet dhe ndezur llambat e shpresës.”

Duke përmendur luftën e Rusisë në Ukrainë, ngrohjen globale dhe rënien demografike të Europës, ai u bëri thirrje të rinjve në veçanti për t’u martuar e lindur më shumë fëmijë e për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Dita Botërore e Rinisë është krijuar në vitin 1986 nga Papa Gjon Pali II dhe është tubimi më i madh në botë i katolikëve, që shënohet përmes ngjarjeve të ndryshme, përfshirë koncerte dhe sesione lutjesh. Veprimtaritë e sivjetshme ishin parashikuar të zhvilloheshin një vit më parë, por ato u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Klan News

You may also like