Papa Françesku sërish shfaqet i sëmurë – Shqip

by admin
Spread the love

Mesazhi u lexua nga rezidenca në Vatikan, Ati i Shenjtë përshëndeti armëpushimin dhe bëri thirrje për ndihma në Gaza

Ndryshe nga meshat e zakonshme kur del para qindra besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër, këtë herë Papa Françesku e dha mesazhin e tij nga ambientet e brendshme të rezidencës.

Madje Ati i Shenjtë nuk kishte fuqi as të lexonte mesazhin e tij të plotë, por u ndihmua nga një asistent. Papa Franccesku u pa disa herë duke u kollitur dhe me një dorë të fashuar. Ai po kalon sërish një problem me shëndetin dhe është shprehur se ka një infeksion në mushkëri.

Mesazhi i Papës u transmetua në ekranet gjigante për turmat e mbledhura në sheshin e Shën Pjetrit, si dhe në kanalet televizive. Ai përshëndeti armëpushimin në mes Izraelit dhe Hamasit dhe bëri sërish thirrje për më shumë ndihma humanitare në Gaza si dhe dialog mes palëve që lufta të përfundojë.

Papa Françesku kreu një kontroll të shtunën në një spital në Romë pasi një periudhe kur gripi e detyroi atë të anulonte disa aktivitete. Vatikani tha se ai shmangi daljen jashtë pasi mëngjesi i së dielës ishte i ftohtë në Romë.

Ati i Shenjtë ka planifikuar të udhëtojë në Dubai të premten e 1 dhjetorit për të marrë pjesë në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike. Këtë muaj ai nuk mund të lexonte fjalimi që kishte përgatitur për takimin me rabinët evropianë sepse kishte shfaqur shenja të të ftohtit.

Në Qershor ai iu nënshtrua një operacioni për hernie ku kaloi nëntë ditë në spital.

Tv Klan

You may also like