“Panik” te Milan, dëmtimi i Maignan tremb teknikun Stefano Pioli

by admin
Spread the love

Jo gjithçka shkoi mirë për Milanin në ndeshjen me Slavian e Pragës në fazën e 1/8-ave të Europa League, me “gardianin” francez, Mike Maignan që u detyrua të largohej menjëherë pas minutës së 20′-të për shkak të një goditjeje në gju që mori në momentin e përplasjes me Vicek, me vendin e tij në fushë, që e mori menjëherë, Marco Sportiello.

Sipas asaj që ka ndodhur në fushën e blertë, portieri francez ka pësuar një traumë në këmbë dhe nesër do të vlerësohet me testet e duhura mjekësore, teksa sipas përditësimeve të para, nuk ka probleme serioze në gjuri.

Te “Kuqezinjtë” shpresojnë që dëmtimi të mos jetë afatgjetë, teksa Sportiello pritet të jetë në fushë për përballjen e kësaj të diele, ndaj Verona, në “San Siro”, teksa më tej klubet do të jenë “pushim”, për t’i lënë vendin Kombëtareve të futbollit. /i.m /abcnews.al

You may also like