Panik për futbollistin shqiptar, makina e tij gjendet e djegur

by admin
Spread the love

Panik për Donald Mëllugjën, teksa i është djegur automjeti i tij gjatë mbrëmjes.

Sipas burimeve policore, kjo makinë i përket mesfushorit të Kastriotit, ku ndodhet i parkuar dhe siç shihet dhe në pamje këtë e ka pësuar dhe një makinë tjetër ku është shkrumbuar, shkruan panoramasport.

26-vjeçari përvese fanellës së Kastriotit ku aktivizohet aktualisht, ka mbajtur gjithashtu veshur edhe fanellat e Partizanit, Bylisit, Besës, Ilirisë dhe skuadrës së Burrelit.

Mëllugja ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e Bylisit ku u transferua dhe te Partizani, por pa mundur që të lërë shenjë.

You may also like