Pamjet e fundit nga “katastrofa” izraelite në Gaza – Shqip

by admin
Spread the love

Kanali Al Jazeera ka publikuar mbrëmë një video që e kanë marrë nga brigada Al-Qassam, e cila tregon se si tridhjetë ushtarë izraelitë minojnë shtëpitë palestineze, domethënë tregon ushtarët që më vonë u hodhën në erë së bashku me ndërtesën që minuan.

Videoja e mësipërme tregon ushtarët izraelitë duke vendosur mina në shtëpitë palestineze përpara se të sulmoheshin nga luftëtarët e Al-Qassam në lindje të kampit Maghazi në Rripin qendror të Gazës.

Një burim nga Brigada Al-Qassam zbulon detaje të operacionit bombardues në lindje të Al-Maghazi, në të cilin u vranë më shumë se 20 oficerë dhe ushtarë izraelitë.

“Muxhahedinët tanë janë vendosur në zonën e operacionit në lindje të Al-Maghazi për javë të tëra, pavarësisht bombardimeve të forta dhe të vazhdueshme. Udhëzimet ishin që të mos përballeshin me forcat që depërtonin në kampin Maghazi ndërsa prisnin një objektiv të vlefshëm. Armiku shtoi zjarrin në zonë dhe e ‘krehi’ derisa mendoi se ishte e sigurt, ndaj solli forca inxhinierike. Luftëtarët tanë vëzhguan forcat armike që përparonin, të cilat i identifikuan si forca inxhinierike përmes identitetit dhe pajisjeve të tyre.

Pritën që forcat e tyre të përfundonin punën dhe të vendosnin eksplozivët dhe më pas i qëlluan me një raketë. Shpërthimi vrau të gjithë ushtarët izraelitë që ishin brenda. Në të njëjtën kohë, tanku që po punonte për sigurimin e forcave u shkatërrua dhe anëtarët e ekuipazhit të tij u vranë dhe u plagosën”.

Kujtojmë se kjo goditje e rëndë për ushtrinë izraelite i cilësua si “katastrofë” nga ana e Tel Avivit. /tesheshi.com/

You may also like