Pamje të tmerrshme, kështu u sulmua Foden dhe familja e tij në “AO Arena” – nëna e tij u nokautua

by admin
Spread the love

Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden dhe familja e tij janë sulmuar nga një grup burrash të shtunën. Ky lajm është bërë publik pas qarkullimit të pamjeve në rrjetet sociale ku shfaqen lojtari dhe familja e tij duke u ngacmuar dhe sulmuar.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në “AO Arena”, ku familja Foden shkoi për të parë Kell Brook duke mposhtur Amir Khan në një përplasje boksi në peshë të lehtë.

Ndërsa Fodenët ishin duke shkuar në një dhomë private, një grup i sulmojnë dhe nisin të ofendojnë 21-vjeçarin Foden, gjë që ka nxitur reagimin e të dashurës së lojtarit, Rebeccas, e cila iu është kthyer.

Më pas nëna e tij ka dalë nga dhoma ku ndodheshin dhe është kapur me fjalë, për të shtyrë më pas një prej burrave që po i ofendonin të birin.

Më pas ka filluar një përplasje fizike shumë e dhunshme, ndërsa është dashur ndërhyrja e një personi të tretë që ka larguar personat që sulmuan lojtarin dhe familjen e tij.

You may also like