Pamje nga aksioni i policisë në burgun e Shutkës

by admin
Spread the love





MPB ka publikuar pamje nga aksioni në burgun e Shutkës, përcjell TV21. Gjatë bastisjeve në dy qeli janë kapur telefona celularë dhe substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit, në bazë të një urdhri gjyqësor, u bastisën dy qeli, ku u gjetën dhe konfiskuan 25 pako pluhur të bardhë, gjashtë pako marihuanë dhe 12 telefona celularë. Pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë do të paraqesë kallëzime përkatëse penale”, thonë nga MPB.







Artikulli paraprakGrubi: Me përulësi kujtojmë sakrificën e familjes së komandatit legjendar Adem Jashari




You may also like